Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Nirvana: Gjendja e çlirimit total
Nirvana konsiderohet një gjendje çlirimi nga vuajtjet ose dukka, e lidhur me ciklin e lindjes dhe vdekjes së filozofisë sramana. Është një nga konceptet më të rëndësishme në Budizëm, Jainizëm dhe Hinduizëm, një gjendje që mund të arrihet vetëm nëpërmjet praktikave ose teknikave spirituale. Kushdo që arrin në gjendjen e Nirvanës çlirohet nga çdo vuajtje, por kjo kërkon një përpjekje të mundimshme, një udhëtim të gjatë shpirtëror që synon çlirimin nga të gjitha lidhjet tokësore. Pse është i rëndësishëm gjendja e Nirvanës në Budizëm? Nirvana është një gjendje shumë e rëndësishme në budizëm pasi thyen ciklin e samsaras, i cili përjetëson gjendjen tonë të vuajtjes përmes rimishërimit dhe efekteve të karmës. Gjendja e Nirvanës është e barabartë me çlirimin absolut, pasi dikush del nga cikli...