Aksident i rëndë në aksin Mamurras-Thumanë/ Plagosen dy të rinj, dërgohen te Trauma

Aksident i rëndë në aksin Mamurras-Thumanë/ Plagosen dy të rinj, dërgohen te Trauma

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin e vjetër Mamurras–Thumanë, ku janë përfshirë dy automjete, njëri prej tyre me drejtues shtetas ukrainas. Nga përplasja e fortë, dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërkohë, një grua që udhëtonte me shtetasin e huaj ka pësuar lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.