14 vatra zjarri aktive në vend, situata më problematike në Finiq. Evakuime dhe ndërhyrje nga ajri

14 vatra zjarri aktive në vend, situata më problematike në Finiq. Evakuime dhe ndërhyrje nga ajri

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 38 vatra zjarri, prej të cilave 14 mbeten ende aktive në disa qarqe, duke rrezikuar banesa dhe zona të mbrojtura. Situata më e rëndë raportohet në qarkun e Vlorës, ku në bashkinë Finiq zjarri ka avancuar drejt fshatit Krane, duke detyruar evakuimin e banorëve. Një tjetër vatër problematike është në fshatin Leshnicë e Poshtme, ku janë angazhuar forca zjarrfikëse, Forcat e Armatosura dhe njësitë speciale FNSH. Po në këtë qark, ndërhyrje po bëhen edhe në parkun e “Rëzom”-it, në fshatin Bolenë dhe Lukovë, me mbështetje nga ajri nga avioni kroat Canadair. Evakuime janë bërë edhe në Berat, ku zjarri pranë Uzinës Mekanike në Poliçan ka rrezikuar ujësjellësin, një grup banesash dhe Azilin e të Moshuarve. Situata...