Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Barcelona “kameleon” e Flick për sezonin e ri, më e paparashikueshmja në Europë
Barcelona e Hansi Flick po shfaqet si një skuadër që ngjall frikë dhe respekt te kundërshtarët, falë një strukture të menduar deri në detaje dhe fleksibiliteti të jashtëzakonshëm taktik. Me afrimin e Marcus Rashford dhe turin aziatik që shërbeu si “laborator eksperimentesh”, trajneri gjerman dhe drejtori sportiv Deco kanë ndërtuar një grup ku shumica e lojtarëve mund të luajnë në disa role, duke ofruar zgjedhje të pafundme sipas nevojave të ndeshjes. Përjashtim bëjnë vetëm portierët dhe Robert Lewandowski, i vetmi qendërsulmues i pastër. Kjo qasje e re e bën Barcelonën më të paparashikueshme, më të adaptueshme dhe më të përgatitur për çdo skenar që mund të rezervojë sezoni. Ky dizajn fleksibël e lejon Flick ta ndryshojë formacionin e Barcelonës në çdo moment, duke e bërë...