Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Merr mandatin e dytë, Begaj dekreton Arben Kingjin Shef të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura
Sot më 11 gusht, në një ceremoni zyrtare, Presidenti Begaj, dekretoi Gjeneral Lejtnant Arben Kingji në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për një mandat të dytë. “Ceremonia nisi me ekzekutimin e Himnit Kombëtar dhe vijoi me leximin e dekretit të Presidentit të Republikës për emërimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, njoftoi zyra për shtyp e Presidencës. Pas leximit të dekretit, Gjeneral Lejtnant Arben Kingji bëri betimin me dorën mbi Kushtetutë. Në ceremoninë e betimit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm mori pjesë Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, Zëvendësshefi i Shtabit të...