Akset rrugore nën monitorim/ Policia Rrugore e Dibrës me ‘dorë të hekurt’, 469 gjoba në një javë

Akset rrugore nën monitorim/ Policia Rrugore e Dibrës me ‘dorë të hekurt’, 469 gjoba në një javë

Akset rrugore po monitorohen pandërprerë nga ajri me dron dhe nga toka me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti apo që bëhen pengesë për qarkullimin. Policia Rrugore e Dibrës vijon monitorimin e të gjitha akseve rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjatë javës së parë të muajit gusht, është proceduar penalisht 1 drejtues automjeti për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe janë vendosur gjithsej 469 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Konkretisht janë vendosur 119 masa për parakalime të gabuara; 37 masa për mosvënien e rripit të sigurimit; 16 masa për mosvënien e kaskës mbrojtëse;...