Burimi: 
								Opinion.al
								
							
                                    Foto © Opinion.al                                
                            Berat/ Aksidentoi për vdekje një shtetase dhe u largua, pranga 22 vjeçarit
                            Aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetase, te rrethrrotullimi i Çiflikut në Berat dhe u largua, identifikohet dhe kapet 22-vjeçari. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe autorësisë së aksidentit të mbrëmshëm, në afërsi të rrethrrotullimit të Çiflikut, ku humbi jetën shtetasja Th. M., 57 vjeçe, shërbimet e Policisë Rrugore identifikuan dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin A. O., 22 vjeç, banues në fshatin Roshnik. ‘Ai dyshohet se ka përplasur me pasojë vdekjen, 57-vjeçaren, me automjet tip “Seat” që u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit’, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së...