Gjashtë muaj bllokim, 300 milionë euro humbje për ekonominë e Kosovës

Gjashtë muaj bllokim, 300 milionë euro humbje për ekonominë e Kosovës

Kosova po hyn në muajin e gjashtë pa institucione të reja. Gjykata Kushtetuese u ka dhënë afat partive politike që, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e aktgjykimit të saj, ta zgjedhin kryeparlamentarin dhe nënkryetarët e rinj. Mungesa e institucioneve ka goditur ekonominë e vendit.Aleanca Kosovare e Bizneseve ka paralajmëruar për pasojat e rënda që ka shkaktuar bllokimi institucional gjashtëmujor në vend, duke e vlerësuar humbjen direkte ekonomike në rreth 300 milionë euro.Sipas AKB-së, kriza ka ardhur si rezultat i shkeljes së Kushtetutës nga partia më e madhe në vend, e cila për gjashtë muaj ka propozuar të njëjtin kandidat për kryetar, në kundërshtim me ligjin themeltar.Në një reagim publik, AKB thekson se kriza e qëllimshme politike ka paralizuar vendimmarrjen shtetërore, ka penguar funksionimin...