Endri Xhafo për fikjen e sinjalit të News24: Bllokada e mediave, një goditje për shoqërinë! Të ndalen këto praktika të rrezikshme

Endri Xhafo për fikjen e sinjalit të News24: Bllokada e mediave, një goditje për shoqërinë! Të ndalen këto praktika të rrezikshme

Në protesten e organizuar para News24, ai theksoi rëndësinë e këtyre mediave si pasuri kombëtare, produkt i punës së një grupi të madh gazetarësh, montazhierësh dhe profesionistësh. “Na u bllokua hyrja jo vetëm në këtë godinë, por edhe në godinën tjetër ku kontrata është deri në 2033. U ndërpre energjia duke ndërprerë transmetimin. Kjo është një situatë e paprecedentë,” tha Xhafo. Fjala e Endri Xhafos:  Të nderuar kolegë gazetarë, miq dhe qytetarë, Jemi sot këtu, jo thjesht për një konflikt kontratash, por për diçka shumë më të madhe: Të drejtën e profesionistëve të medias për të ushtruar zanatin e tyre për informimin e publikut pa pengesa dhe pa frikë. Shqipëria e sotme i ngjan asaj shprehjes që i atribuohet ish-presidentit të Ugandës, Idi Amin: “Ka...