Temperaturat ekstreme në të gjithë vendin, 3 qarqet me rrezikshmëri më të lartë për zjarre

Temperaturat ekstreme në të gjithë vendin, 3 qarqet me rrezikshmëri më të lartë për zjarre

Situata nga zjarret në vend është në nivel rreziku të lartë në të gjitha qarqet e vendit. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën të ditur se rreziku më i lartë pritet në qarkun e Shkodrës, Lezhës dhe Elbasanit. “Sa i përket zjarreve, pritet nivel rreziku I “LARTË” në të gjitha qarqet. Nё disa qarqe pritet rrezik “SHUMË I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jug), qarku Lezhë (Veri), qarku Elbasan (Perëndim)”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Mbrojtjes. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 42°C në zonat e ulëta dhe autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve të nxehta, duke u kërkuar qytetarëve që të raportojnë menjëherë çdo vatër zjarri pranë strukturave vendore përkatëse. Gjatë 24 orëve të...