Pushtohet Shqipëria/ Fluks i lartë automjetesh në Portin e Durrësit, ja shifrat konkrete të hyrje-daljeve nga udhëtarët

Pushtohet Shqipëria/ Fluks i lartë automjetesh në Portin e Durrësit, ja shifrat konkrete të hyrje-daljeve nga udhëtarët

Që nga data 6 gusht e deri në orët e paradites së sotme, mbi 30 mijë udhëtarë dhe rreth 10 mijë automjete kanë hyrë në vend përmes trageteve, pjesa më e madhe shqiptarë të diasporës që zgjedhin të kalojnë pushimet në atdhe, por edhe turistë të huaj që vizitojnë Shqipërinë. Java e fundit ka shënuar pikun e mbërritjeve në Portin e Durrësit për këtë sezon veror. Vetëm nga e mërkura e kaluar deri të dielën, sipas shifrave zyrtare, kanë mbërritur me tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona plot 29 mijë e 424 pasagjerë dhe 9 mijë e 469 automjete. Për të përballuar fluksin, kompanitë detare kanë dyfishuar numrin e lundrimeve, duke e kthyer këtë javë në më të ngarkuarën e sezonit, me 6 tragete në...