Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Arrihet marrëveshja e bujshme, ylli i Bayern-it bëhet shok skuadre me Cristiano Ronaldon
Kingsley Coman është shumë pranë largimit nga FC Bayern Munich për t’u transferuar te Al-Nassr, skuadra ku aktivizohet Cristiano Ronaldo. Sipas “BILD”, palët kanë arritur një marrëveshje, ndërsa të hënën pritet të finalizohen detajet e fundit, përpara se bordi mbikëqyrës i Bayernit të informohet zyrtarisht. Klubi saudit do të paguajë rreth 30 milionë euro, përfshirë bonuset, si tarifë transferimi. Bayern kërkon që operacioni të përfundojë sa më shpejt për t’i lënë kohë drejtuesve të gjejnë një zëvendësues për sulmuesin francez. Largimi i Coman mund të ndikojë gjithashtu në përpjekjet e kampionëve gjermanë për të siguruar shërbimet e Nick Woltemade nga Stuttgart, për të cilin Bayern ka ofruar 50 milionë euro plus 5 milionë bonuse, por është refuzuar deri më tani. Te Al-Nassr, Coman pritet të...