Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Zjarri më i rëndë në histori”/ Vergo i Delvinës e mbuluar nga bloza dhe hiri 2 javë pas flakëve shkatërruese
Zjarri shkatërrues që përfshiu zonën e fshatrave Kalasë, Tatzat, Senicë, Vergo, Kopaçëz dhe Palavli në Njësinë Administrative Vergo, vijon të mbahet mend si fatkeqësia më e rëndë e dekadave të fundit në këtë krahinë. Në kulmin e flakëve, që u përhapën nga kodrat e Palavlisë deri mbi malet e Borshit, mbi 2000 banorë u evakuuan, ndërsa u shkatërruan rreth 2000 rrënjë ullinj qindravjeçarë, dhjetëra hektarë tokë bujqësore, bagëti, koshere bletësh dhe 20 banesa, mes tyre edhe kisha e Shën Dhimitrit në Senicë, Monument Kulturë i kategorisë së parë. Pamjet dramatike të ditëve të para treguan banorë që luftonin me mjete rrethanore për të shpëtuar jetën dhe pronën. Dy persona nga Kopaçëzi pësuan djegie të rënda dhe u dërguan për trajtim të specializuar, ndërsa të tjerë...