Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Dita e shtatë e zjarreve në Finiq: Dhjetëra shtëpi, mijëra ullinj dhe vreshta të djegura
Dita e shtatë e zjarreve në Finiq: Dhjetëra shtëpi, mijëra ullinj dhe vreshta të djegura Prej shtatë ditësh, Bashkia Finiq po përjeton një nga katastrofat më të rënda natyrore të viteve të fundit, teksa zjarret e fuqishme vazhdojnë të përfshijnë zona të gjera, duke lënë pas një panoramë shkatërrimi të plotë. Sipas një përllogaritje të kryer nga Saranda Web, flakët kanë përshkuar një perimetër prej rreth 55 kilometrash dhe kanë djegur një sipërfaqe të gjerë prej rreth 100 kilometrash katrorë. Bilanci i dëmeve Dhjetëra shtëpi janë shkatërruar plotësisht ose pjesërisht. Janë djegur qindra mijëra rrënjë ullinj, shumë prej të cilave të mbjella prej dekadash. Janë shkatërruar pemë frutore dhe vreshta me hardhi, duke dëmtuar rëndë ekonominë bujqësore të zonës. ...