Transformimi i hyrjes Shirokë- Shkodër, Fondi Shqiptar i Zhvillimit akordon 3.7 milionë euro për projektin

Transformimi i hyrjes Shirokë- Shkodër, Fondi Shqiptar i Zhvillimit akordon 3.7 milionë euro për projektin

Hyrja Shirokë-Shkodër pritet të kalojë në një proces transformimi për t’ju përshtatur ndërhyrjeve të tjera që po bëhen në qytet siç është edhe ajo e Parkut Ligatinor. Në një procedurë të çelur këtë të hënë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me objekt kontrate “Transformimi urban në hapësira publike kryesore Rajoni 1 (Rikualifikimi i zonës turistike të hyrjes Shirokë-Shkodër Faza 2) me një fond limit 374 milionë lekë apo 3.7 mln euro jepen edhe detajet. Sipas raportit teknik përfshihen ndërhyrjet ne bregun perëndimor të lumit Buna. Zona e studimit shtrihet në të dy krahët e rrugës lidhese të qytetit të Shkodrës me Shiroken. “Në kuadër të zbatimit të projektit “RIKUALIFIKIMI I ZONES TURISTIKE TE HYRJES SHIROKE-SHKODER” kërkohet një studim i detajuar në qëllim të temave në...