Zjarret ne vend/ 38 vatra zjarri gjatë 24 orëve, 14 ende aktive

Zjarret ne vend/ 38 vatra zjarri gjatë 24 orëve, 14 ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me situatën e zjarreve në vendin tonë. Sipas ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 38 vatra zjarri, nga të cilat 14 janë aktive. Aktualisht vatrat aktive janë në: * Qarku Vlorë. Në bashkinë Finiq, zjarri ka kaluar në fshatin Krane, njësia administrative Mesopotam. Në terren kanë operuar: 37 efektivë me 6 automjete zjarrfikëse të bashkive Finiq, Sarandë, Konispol dhe Delvinë, 20 forca policore, 30 forca bashkiake dhe vullnetare, të ndihmuar nga Forcat e Armatosura me 28 efektivë, 4 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë, 1 autobot, 60 forca ushtarake dhe mbështetje nga ajri. Gjithashtu ka operuar edhe avioni Kroat Canadair. Gjatë ditës është riaktivizuar vatra e zjarrit brenda fshatit Krongj. Është bërë evakuimi i banorëve. Në...