Tjetër vrasje në Kosovë/ Qëllohet për vdekje një person në Prizren, autori i dyshuar..

Tjetër vrasje në Kosovë/ Qëllohet për vdekje një person në Prizren, autori i dyshuar..

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e një personi mbrëmjen e së dielës në Zhur të Prizrenit. “Gjatë bastisjes është gjetur edhe thika që dyshohet se është përdorur në rast”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili shtoi se arrestimi është bërë mbrëmjen e së dielës. Të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor prej 48-orësh, ndërkohë që autoritetet nuk kanë bërë të ditur motivet për këtë ngjarje. Vrasja ndodhi mbrëmjen e 10 gushtit, kur Policia u njoftua se një person kishte pësuar lëndime dhe ishte dërguar në emergjencën e spitalit rajonal të Prizrenit. Viktima pësoi lëndime të rënda pas therjes me thikë dhe më pas ishte dërguar në Qendrën Klinike...