Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Fier/ Makina përplas 26-vjeçarin
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Fierit. Mësohet se një 26-vjeçar është përplasur nga një makinë e cila drejtohej nga 38-vjeçari me iniciale J. K., në rrugën “Ramiz Aranitasi”. 26-vjeçari B. L. Është transportuar për në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, në Patos u arrestua një 65-vjeçar, pasi në fshatin Zharrëz, mjeti bujqësor që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtuese një 34-vjeçare. Për pasojë, u dëmtua dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve pasagjerja në mjetin bujqësor, një 61-vjeçare.