Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Makina përplas 26-vjeçarin në Fier
Një 26-vjeçar është përplasur nga një makinë këtë mëngjes në qytetin e Fierit. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 në rrugën “Ramiz Aranitasi”, kur automjeti me drejtues 38-vjeçarin me iniciale J. K.,përplasi të riun me iniciale B. L. 26-vjeçari u dërgua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, në Patos u arrestua një 65-vjeçar, pasi në fshatin Zharrëz, mjeti bujqësor që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtuese një 34-vjeçare. Për pasojë, u dëmtua dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve pasagjerja në mjetin bujqësor, një 61-vjeçare. Top Channel