Kokalari: Nuk e di pse u mbyll News 24, por më habit që e quani ‘media e lirë’

Kokalari: Nuk e di pse u mbyll News 24, por më habit që e quani ‘media e lirë’

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar pas largimit nga ambientet televizionit News 24, duke vënë në dyshim etiketimin e tij si “media e lirë”. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shprehet se nuk i di arsyet e kësaj që ka ndodhur, por thekson se kanali ka censuruar çdo zë që nuk shërbente interesave të pronarit. “News 24 i dha platformë të plotë një mashtruesi si Lapaj, që përçau votën e opozitës, dhe një të korruptuari si Saljani. Pronari vetëquhej ‘Murdoch’, ndërkohë që nuk e shqiptonte dot emrin,” shkruan Kokalari. Sipas saj, asnjë media në Shqipëri nuk është e pavarur dhe e gjithë platforma mediatike ka nevojë për rihabilitim rrënjësor. “Nëse kupola po vetëpastrohet, kjo do të lehtësojë punën tonë në të ardhmen,” shton ajo. “Akoma...