Kreshnik Çollaku: PD duhet të rithemelohet duke afruar të gjithë, edhe ata që e kundërshtojnë , Berisha do ta zgjidhë..

Kreshnik Çollaku: PD duhet të rithemelohet duke afruar të gjithë, edhe ata që e kundërshtojnë , Berisha do ta zgjidhë..

Rithemelim të Partisë Demokratike duke afruar të gjithë të larguarit, këtë shikon si zgjidhje deputeti Kreshnik Çollaku për situatën në të cilën ndodhet forca më e madhe opozitare. Në një intervistë televizive, deputeti i cili nuk do të jetë më në shtator, kërkon riformatim të të gjithë strukturave të Partisë Demokratike. “PD duhet të jetë një parti që të dëgjojë më shumë shoqërinë, duhet ta shoh veten edhe me ata që nuk e votojnë dhe e kundërshtojnë, jo si një parti në konflikt me shoqërinë”, tha Çollaku. E kur vjen puna te reformimi i Partisë Demokratike, Çollaku nuk mendon se ky proces duhet të prekë domosdoshmërisht lidershipin e Sali Berishës. Sipas tij, nëse duhet të bëjë një hap pas kryetari i PD, kjo i takon...