Zjarr i përmasave të mëdha afër fshatit Sojnik në Gramsh

Zjarr i përmasave të mëdha afër fshatit Sojnik në Gramsh

Një vatër zjarri me përmasa të mëdha është shfaqur në orët e vona të së dielës, në afërsi të fshatit Sojnik, pjesë e bashkisë Gramsh. Sipas banorëve të zonës, zjarri ka përfshirë një masiv pyjor të dendur. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është pothuajse e pamundur për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së aksesit rrugor. Zjarri vijon të përhapet me shpejtësi për shkak të erërave dhe thatësirës që ka përfshirë rajonin në ditët e fundit. Autoritetet lokale janë në dijeni të situatës dhe kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar nga banorët. Ende pritet ndërhyrja nga ajri.