Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Igli Tare “pa frena”, siguron shërbimet e De Winter. Belgu drejt Milanit për 20+5 milionë euro
Gjithçka e mbyllur për transferimin e De Winter nga Genoa te Milani. Kuqezinjtë kanë realizuar një tratativë të shpejtë, me drejtorin Igli Tare që, pas shitjes së Thiaw, u hodh menjëherë te mbrojtësi belg i “Grifone”. Marrëveshja është arritur për 20 milionë euro, plus 5 milionë euro bonuse. Nga kjo shumë, rreth 15% do t’i kalojë Juventusit për shkak të marrëveshjes së vitit 2023, kur bardhezinjtë ia shitën lojtarin në fjalë Genoa-s. Vizitat mjekësore dhe firma janë parashikuar në fillim të javës, me objektivin që lojtari të jetë i gatshëm që në ndeshjen e Kupës së Italisë. Për De Winter, kontrata do të jetë 1.5 milionë euro në sezon. Pasi u mbyll marrëveshja për De Winter, drejtori Tare tani mund të përshpejtojë negociatat për Zachary...