Dritëro Agolli: Kënga e poetit para vdekjes

Dritëro Agolli: Kënga e poetit para vdekjes

Poezi nga Dritëro Agolli Unë po vdes dhe toka mbledh shi.Dikur ëndërroja të isha i madh.Ah, gjepura! Sikur ta nisja rrugën tani,Do shëmbja çdo mur e çdo gardh.I mekur mes jush me veten po flas,Vdekja përtypet dhe ha ananas…Ta nisja rrugën tani kur po vdes,Tani kur mbi veten vështroj një qiriTek falet, tek zbehet e feks,Mes jush do kishit vërtet një gjeni.I mekur marr frymë, qiriri vjen pas,Vdekja mbllaçitet dhe ha ananas!… 1993 ObserverKult Lexo edhe: VIZITA E FUNDIT E DRITËRO AGOLLIT NË DEVOLL “Uroj që shqiptarët të duan njëri-tjetrin e mos jenë fanatikë të partive e të feve“. – Nga vizita e Dritëro Agollit në Devoll, në takimin me Klubin e Shkrimtarëve dhe Artistëve “Miqtë e Dritëroit” në gusht të vitit 2006 – Nga:...