Vrasja e trefishtë në Gjilan, në kërkim Mefail Shkodra dhe djemtë e tij

Vrasja e trefishtë në Gjilan, në kërkim Mefail Shkodra dhe djemtë e tij

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjilanin duke lënë pas tre viktima të konfirmuara dhe një të plagosur. Autoritetet kanë nisur një operacion të gjerë për kapjen e autorëve, ndërsa dyshimet kryesore bien mbi Mefail Shkodrën dhe djemtë e tij, Engjull dhe Edonis Shkodra, 22 dhe 25 vjeç, të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtorë në krim. Një tjetër i dyshuar është arrestuar në vendngjarje.Mefail Shkodra, i njohur për drejtësinë si i dënuar më herët për fajde, ka pasur një të kaluar të ngarkuar me procedime penale, përfshirë pesë raste për sulm, dy për prishje të rendit dhe qetësisë, tri për fajde, një për mashtrim, tre për kërcënim, një për shantazh dhe një për pjesëmarrje në grup kriminal.Në rrjetet sociale, Shkodra shpesh ekspozonte jetën luksoze, duke...