Zbulohet raporti i Avokatit të Popullit/ Arrestimi i Metës nuk ishte dinjitoz, u shkelën të drejtat e njeriut, por…

Zbulohet raporti i Avokatit të Popullit/ Arrestimi i Metës nuk ishte dinjitoz, u shkelën të drejtat e njeriut, por…

Ilir Meta nuk u trajtua në mënyrë dinjitoze gjatë arrestimit në datë 21 tetor 2024, por ai nuk është rrëmbyer, sikurse pretendon ish-funksionari dhe avokatët e tij. Në raportin e Avokatit të Popullit, thuhet se gjatë arrestimit të ish-presidentit, ka shkelje të të drejtave të njeriut pasi sikurse është vërejtur, në momentin e parë duhet t’i vendosej në dispozicion vendimi i gjykatës, pra të informohej për masën e arrestit si dhe t’i rezervohej e drejta e një telefonate, pra me avokatin. Diçka e tillë nuk ka ndodhur, bëhet me dije, dhe nëse ka ndodhur barra për ta provuar procedurën nuk i takon të dyshuarit, por Policisë, e cila duhet të kishte kamera trupi për ta provuar. Por, policia nuk ka pasur kamera trupi që të...