Edhe njëherë për Irfanin dhe hapjen e News24

Edhe njëherë për Irfanin dhe hapjen e News24

Ka një tabor mediash që ndihen të shqetësuara për shkuarjen e policisë në ambientet televizionit të News24, BalkanWeb-it dhe Gazeta Shqiptare të biznesmenit Irfan Hysenbelliu. Një biznesmen i mbytur në borxhe me miliona e miliona euro, që shumë shpesh i paguan me vonesë rrogat e gazetarëve dhe Tatimet e kanë gjetur në shkelje duke mospaguar miliona e miliona euro të trjera që i takojnë sigurimeve shoqërore apo taksave që duhet të derdhë në shtet. Përtej këtyre, shkuarja e policisë në ambientet e News24 nuk është një pamje e bukur, është një pamje e shëmtuar, por po luhet turpësisht në media dhe publikisht me gjysmën të vërtetën, e cila nuk mund të jetë gjë tjetër veçse një gënjeshtër. Po thuhet se u mbyll News24. Nuk është...