Sherr për një vend parkimi në Shëngjin, qëllohet me sende të forta një person, niset drejt Traumës

Sherr për një vend parkimi në Shëngjin, qëllohet me sende të forta një person, niset drejt Traumës

Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Shëngjin ka përfunduar me plagosjen e një personi. Burime bëjnë me dije se përplasja mes disa personave ka nisur për një vend parkimi dhe është përshkallëzuar në dhunë fizike. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kunes, ku një prej të përfshirëve është goditur me sende të forta në kokë. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën mjekësore të specializuar. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar njërin prej autorëve të dyshuar, i cili aktualisht po merret në pyetje. Ndërkohë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt. /vizionplus.tv