Kur do të ketë zgjedhje për Bashkinë e Tiranës? Pedagogu Hasimja flet për dilemat e Ramës

Kur do të ketë zgjedhje për Bashkinë e Tiranës? Pedagogu Hasimja flet për dilemat e Ramës

Pyetja që shtrohet më shpesh është nëse dhe kur do të zhvillohen zgjedhjet për kryetar të ri, në vjeshtë apo në vitin 2027. Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në paraburgim, ende nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me postin e kreut të bashkisë më të madhe në vend. Sipas pedagogut dhe opinionistit Ermal Hasmja, i cili foli në një studio televizive, edhe vetë kryeministri Edi Rama ndodhet përballë një dileme serioze në lidhje me këtë situatë dhe zgjidhjen që duhet t’i japë, duke peshuar argumentet pro dhe kundër organizimit të zgjedhjeve të reja në Bashkinë e Tiranës. Hasmja thekson se hezitimi i Ramës për të marrë një vendim në këtë rast tregon se vendimmarrja nuk është e lehtë, duke qenë...