Sherr për parkimin në Shëngjin, plagoset një person

Sherr për parkimin në Shëngjin, plagoset një person

Një konflikt ka përfunduar me plagosjen e një personi, mbrëmjen e sotme në Shëngjin. Sipas raportimeve, përplasja mes disa personave ka nisur për një vend parkimi dhe është përshkallëzuar në dhunë fizike. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kunes, ku një prej të përfshirëve është goditur me sende të forta në kokë. I plagosuri është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën mjekësore.