S’ka rinovim të Moratoriumit, qeveria gati projektligjin për gjuetinë: Vetëm në disa zona, do jenë me qira!

S’ka rinovim të Moratoriumit, qeveria gati projektligjin për gjuetinë: Vetëm në disa zona, do jenë me qira!

Pas më shumë se një dekade, kufizimet në gjueti do të hiqen. Kur kanë mbetur më pak se tre javë për nga mbarimi i afatit të moratoriumit, qeveria ka depozituar në Kuvend projektligjin që i hap rrugën gjuetisë në zona të caktuara. “Gjuetia zhvillohet vetëm në zonat për ushtrimin e gjuetisë, që përfshihen në fondin pyjor dhe kullosor jashtë territorit të zonave të mbrojtura, në tokat bujqësore, sipërfaqet ujore të brendshme, toka të pafrytshme, të populluara me lloje të faunës së egër, objekt gjuetie, dhe shtrihen në sipërfaqe, që janë me pronësi shtetërore apo private”, thuhet në pikën 1 të nenit 8 të projektligjit. Në këtë projektligj është sqaruar se zonat e gjuetisë do të jenë në sipërfaqe jo më të vogla se 500 hektar...