‘Greensleeves’ – Një këngë dashurie nga shekujt e largët

‘Greensleeves’ – Një këngë dashurie nga shekujt e largët

“Greensleeves” është një baladë tradicionale angleze që daton që nga fundi i shekullit të 16-të, me tekst dhe melodi që përcjellin një ndjenjë të thellë mallëngjimi dhe dashurie të pamundur. Melodia e saj është e butë, melankolike dhe mbresëlënëse, ndërsa tekstet flasin për një dashuri të braktisur, për një zemër të thyer dhe një mall të pashuar për një grua që nuk e kthen ndjenjën. Për shumë shekuj, është përfolur se kënga mund të jetë shkruar nga mbreti Henry VIII për Anne Boleyn, gruaja e tij e dytë, megjithëse nuk ka prova përfundimtare për këtë. Kjo legjendë i shton një tjetër shtresë romantike dhe dramatike baladës, duke e lidhur me një nga historitë më të trazuara të dashurisë në historinë britanike, transmeton KultPlus. Kënga përmend...