Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
IKMT paralajmëron ‘surprizën’/ Objekti 3-katësh në Vlorë–Orikum do të shembet me tritol
Operacioni do të zhvillohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Forcat Xheniere të Forcave të Armatosura dhe Policinë e Shtetit. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) njofton se nesër, më 11 gusht 2025, në orën 07:30, do të kryhet një shpërthim i kontrolluar për prishjen e një objekti trekatësh të ndërtuar pa leje pranë aksit rrugor Vlorë–Orikum. Në funksion të sigurisë publike dhe mbarëvajtjes së operacionit, IKMT u kërkon qytetarëve dhe biznese të zonës bashkëpunim për respektimin e perimetrit të sigurisë dhe masave të ndërmarra. Gjithashtu, është planifikuar bllokimi i përkohshëm i qarkullimit në aksin Vlorë–Orikum dhe ndërprerja e energjisë elektrike në zonën përreth, pak minuta para shpërthimit. Njoftimi i plotë: “Të hënën, më datë 11.08.2025, në orën 07:30, IKMT ka planifikuar të kryejë...