14 vatra aktive gjatë orëve të fundit në vend, problematike situata në Poliçan! Çekia dhe Sllovakia dërgojnë helikopterë në Kuçovë

14 vatra aktive gjatë orëve të fundit në vend, problematike situata në Poliçan! Çekia dhe Sllovakia dërgojnë helikopterë në Kuçovë

21 vatra zjarri janë raportuar gjatë orëve të fundit, nga të cilat janë shuar 7 ndërsa 14 të tjera janë aktive. Në bashkinë Finiq, vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes. Flakët kanë kaluar në fshatin Krane.. Në terren po operojnë 37 efektivë me 6 automjete zjarrfikëse të bashkive Finiq, Sarandë, Konispol dhe Delvinë, 20 forca policore, 30 forca bashkiake dhe vullnetare, të ndihmuar nga Forcat e Armatosura me 28 efektivë, 4 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë, 1 autobot, 60 forca ushtarake dhe mbështetje nga ajri. Gjithashtu ka operuar edhe avioni Kroat Canadair. Në vendin e quajtur “Rëzom”, në afërsi të Tunelit të Skërficës, te maja e “Lucës”, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pyjore. Për shkak të terrenit...