“Arrestimi i Metës nuk ishte dinjitoz”/ TCH zbulon ekskluzivisht raportin e Avokatit të Popullit për Policinë: Pati shkelje të të drejtave të njeriut gjatë ndalimit

“Arrestimi i Metës nuk ishte dinjitoz”/ TCH zbulon ekskluzivisht raportin e Avokatit të Popullit për Policinë: Pati shkelje të të drejtave të njeriut gjatë ndalimit

Ilir Meta nuk u trajtua në mënyrë dinjitoze gjatë arrestimit në datë 21 tetor 2024, por ai nuk është rrëmbyer, sikurse pretendon ish-funksionari dhe avokatët e tij. Kjo është një nga gjetjet e Avokatit të Popullit, në një raport konfidencial që Top Channel pati mundësi ta shikojë dhe që do t’i jepet me sugjerimet përkatëse Policisë së Shtetit dhe ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Në raportin e Avokatit të Popullit, thuhet se gjatë arrestimit të ish-presidentit, ka shkelje të të drejtave të njeriut  pasi sikurse është vërejtur, në momentin e parë duhet t’i vendosej në dispozicion vendimi i gjykatës, pra të informohej për masën e arrestit si dhe t’i rezervohej e drejta e një telefonate, pra me avokatin. Diçka e tillë nuk ka ndodhur, bëhet...