Autori i vrasjes së trefishtë në Gjilan jepte para me fajde dhe ‘reklamonte’ jetën luksoze në rrjetet sociale

Autori i vrasjes së trefishtë në Gjilan jepte para me fajde dhe ‘reklamonte’ jetën luksoze në rrjetet sociale

Mefail Shkodra, që akuzohet për vrasjen e trefishtë në Gjilan dhe që është dënuar me herët për fajde, nuk hezitonte të shfaqte jetën luksoze në rrjetet sociale. Në profilin e tij në “Instagram”, Shkodra ka ndarë foto me makina si “Range Rover” dhe “BMW X 5”. Po ashtu, në postime, ai del krah politikanëve të lartë në Kosovë, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla, kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama apo kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Shkodra shfaqej krenar për arritjet e tij dhe këtë e tregojnë statuse si “nëse ndalesh sa herë që një qen leh, nuk ke për ta mbaruar kurrë rrugën tënde” apo “njerëzit e fortë rrallë kanë një të kaluar të lehtë”. Në qershor të vitit...