Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kulmi i sezonit! Bllokohet aksi kombëtar Laç-Lezhë, radhë kilometrike automjetesh
Kjo e diel e dytë e muajit gusht, ka sjellë fluks të madh automjetesh drejt bregdetit të Lezhës dhe Velipojës. Qindra qytetarë janë nisur drejt plazheve, por rrugës janë përballur me trafik të rënduar dhe pritje të gjata, sidomos në aksin kombëtar Laç–Lezhë. Prej orës 10:00 të mëngjesit, në këtë segment rrugor janë krijuar radhë kilometrike automjetesh. Pika më problematike paraqitet në rrethrrotullimin e Fushë Milotit ku automjetet thuajse nuk levizin fare. Nën temperatura përvëluese mbi 40°C, drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët presin me orë të tëra në trafik. Situata është rënduar edhe nga mbyllja e urës së vjetër të Milotit, e cila sipas autoriteteve rrezikon shembjen. Kjo ka detyruar drejtuesit e mjeteve të përdorin vetëm një itinerar për të kaluar në këtë nyje kyçe...