Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Rama i ka zgjedhur bashkëpunëtorët me kriterin “kush vjedh më shumë”/ Berisha nuk kursen akuzat: Si Veliaj dhe Beqja..
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka postuar një video të Ramës, duke i bashkangjitur emra të njohur të politikës në vend që janë arrestuar apo dënuar, të tillë si kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ish-ministrat Saimir Tahiri dhe Ilir Beqja. Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se përdor gjithnjë të njëjtën metodë për zgjedhjen e bashkëpunëtorëve të tij politikë, bazuar te ‘kush vjedh më shumë’. “Bashkëpuntorët i ka zgjedhur gjithnjë vetë me kriterin “kush vjedh më shumë”,-shkruan Berisha.