Për të dytën herë brenda pak ditësh! Zjarr pranë Uzinës së Armëve në Poliçan

Për të dytën herë brenda pak ditësh! Zjarr pranë Uzinës së Armëve në Poliçan

Një zjarr ka rënë sot në qytetin e Poliçanit, për të dytë herë brenda pak ditësh në të njëjtën zonë, në kodrat përreth Uzinës së Armëve. Zjarri është përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Në vendngjarje, në ndihmë të zjarrfikësve të qytetit të Poliçanit, kanë shkuar 3 mjete dhe 15 zjarrfikës nga Berati, të cilët janë duke normalizuar situatën. Në zonën e zjarrit në Poliçan, kanë shkuar edhe forcat e ushtrisë. Flakët kanë përfshirë pjesën perëndimore të kodrës përreth Uzinës së Armëve, në afërsi të zonës B. Top Channel