Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Situata e zjarrëve në vend, Pirro Vengu: Flotës do i bashkohen dhe ndihma nga ndërkombëtarët
Lidhur me situatën e zjarrëve në vendin tonë përgjatë 24 orëve të fundit, ka reaguar dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu. Përmes një postimi në rrjete sociale, Vengu shkruan fillimisht se avionic Canadair kroat ka ndihmuar në zonat e Kranes së Finiqit, si dhe Lukovë të Himarës. Përveçse Kroacisë, në ndihmë do vijnë edhe forca nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Greqia, Çekia dhe Sllovakia. Sipas ministrit, do të vijnë dy helikopterë të Forcës Ajrore arabe, një Canadair grek, e dy helikopterë nga Çekia dhe Sllovakia. Pritet që këto forca të dislokohen mbrëmjen e sotme në Rinas dhe Bazën Ajrore të Kuçovës. “Gjatë orëve të ardhshme, flotës në veprim do t’u bashkohen edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe, 1 Canadair nga...