Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Liverpool i yjeve zhgënjen, humbet finalen e parë të sezonit
Liverpool e nisi vrullshëm, duke shënuar në minutën e 4-të me Hugo Ekitike, pas një aksioni të bukur me Florian Ëirtz. Palace reagoi shpejt, dhe në minutën e 17-të Jean-Philippe Mateta realizoi nga penalltia, pas një ndërhyrjeje të Alisson dhe Van Dijk ndaj Sarr-it. Vetëm tre minuta më pas, Jeremie Frimpong riktheu avantazhin për “The Reds” me një goditje të çuditshme mbi Dean Henderson. Skuadra e Arne Slot shpresonte të siguronte trofeun e 17-të në këtë kompeticion, por pas një barazimi 2-2 në kohën e rregullt, ishte Palace që triumfoi nga penalltitë. Në pjesën e dytë, Liverpool humbi disa raste me Ekitike, ndërsa Palace nuk u dorëzua. Pas disa tentativave të rrezikshme, Ismaïla Sarr barazoi në minutën e 72-të, duke goditur saktë. Deri në fund,...