Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
I ka luajtur të gjitha ndeshjet për 90 minuta, Adrion Pajaziti është kthyer në idhullin e tifozëve të Hajduk
Adrion Pajaziti e ka shtuar ritmin dhe po performon në nivel të lartë te Hajduk Split. Mesfushori shqiptar ka zhvilluar performanca të nivelit të lartë në Kroaci me Hajdukun e Splitit. Pas një sezoni fantastik me Goricën, erdhi kalimi te Hajduk. Shumë pikëpyetje kishte nëse Pajaziti ishte një zgjedhje e duhur nga ana e drejtuesëve të klubit, por vetëm në pak ndeshje, shqiptari i tregoi cilësitë e tij. 120 minuta në ndeshjen kundër Zirës në Europë, pas 4 ditësh luajti për 90 minuta kundër Istrës në kampionat dhe 4 ditë më vonë, po 90 minuta në fitoren kundër Dinamos në shifrat 2-1. Pajaziti është mesfushori më i përdorur nga ana e trajnerit të Hajduk Split, që tani po mbështet projektin e këtij sezoni në këmbët...