Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Le nam me këto syze kalamajsh”/ Rama i përgjigjet komentuesit: I kam kuqezi! Çfarë të bëjmë tani, me këto që na gjenden
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të diel një komunikim me qytetarët përmes rrjeteve sociale, ku u fokusua te puna për lirimin e hapësirave publike, të zaptuara nga pronat private. Megjithatë, jo të pakta ishin komentet për pamjet e kreut të qeverisë, që mbante një palë syze të kuqe, duke guxuar me stilin. “Le nam me këto syzë kalamajsh”, shkroi një ndjekës i Ramës në “Facebook”. “Çfarë të bëjmë tani, me këto që na gjenden, por të paktën janë kuqezi. Dhe mua kuqezi më pëlqen shumë”, u përgjigj kryesocialisti.