Situata me zjarret/ Përfshihet nga flakët zona e Krastës, digjen hektarë me pisha dhe shkurre

Situata me zjarret/ Përfshihet nga flakët zona e Krastës, digjen hektarë me pisha dhe shkurre

Sipas informacioneve paraprake, deri tani janë djegur disa hektarë me pisha dhe shkurre, por flakët po përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era. Fatmirësisht, nuk raportohet për rrezik ndaj banesave apo bizneseve. Një vatër zjarri është regjistruar këtë të diel në zonën e Krastës, në Krujë. Në vendngjarje ndodhen mjetet e repartit zjarrfikës të qytetit, ndërsa në ndihmë janë nisur edhe të gjithë efektivët zjarrfikës që ndodheshin pushim. Shërbimet zjarrfikëse po vijojnë punën për neutralizimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes në zona më të gjera.