Trafik i rënduar në Lezhë/Radhë makinash në rrugët që të çojnë drejt plazheve

Trafik i rënduar në Lezhë/Radhë makinash në rrugët që të çojnë drejt plazheve

Edhe kjo e dielë ka sjell trafik të rënduar në Lezhë. Bëhet fjalë për akset rrugore që të çojnë drejt zonave bregdetare si Shëngjini, Tale dhe Velipojë, ku këtë fundjavë ka patur fluks të shtuar pushuesish. Siç shihet edhe në pamje në rrugë janë krijuar radhë të gjata makish, të cilat ishin nisur drejt zonave bregdetare. Aksesi nga Shkodër–Lezhë, Lezhë–Milot dhe Shëngjin–Lezhë konsiderohen pjesët më problematike të rrugëve në këtë qark. Tv Klan