Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Meloditë shqiptare magjepsin Francën, orkestra e Forcave të Armatosura pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Klasike
Edicioni i 43-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Klasike u mbajt në rajonin piktoresk të Dordogne-s, Francë, duke mbledhur artistë nga e gjithë bota. Këtë vit, Shqipëria ishte vendi i ftuar i nderit, me një program tërësisht të përbërë nga melodi shqiptare nga të gjitha trevat, interpretuar nga Kuarteti TOGHA – formacion i Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, së bashku me sopranon e njohur kosovare Flaka Goranci, e cila jeton dhe vepron në Vjenë. Presidenti i këtij festivali shprehet i emocionuar që pjesë është bërë edhe Shqipëria, ndërsa e vlerëson kulturën dhe artistët shqiptare. “Kemi një grup muzikantësh shqiptarë nga Shqipëria, që luajnë melodi shqiptare në këto vende madhështore, dhe në të njëjtën kohë historia e Shqipërisë vazhdon këtë vit. Unë gjithashtu...