Fluks udhëtarësh në Kakavijë, policia kufitare: Po punojmë me ritme të përshpejtuara për të shmangur radhët kilometrike

Fluks udhëtarësh në Kakavijë, policia kufitare: Po punojmë me ritme të përshpejtuara për të shmangur radhët kilometrike

Në përgjigje të një lajmi të publikuar së fundmi mbi krijimin e radhëve të gjata kilometrike në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër sqaron se situata është pasojë e një fluksi të shtuar të qytetarëve që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Policia Kufitare e Kakavijës ka ndërmarrë të gjitha masat për përballimin e këtij fluksi dhe është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet homologe greke, të cilat kanë reaguar duke shtuar numrin e sporteleve në funksion të përshpejtimit të procedurave. Aktualisht, në hyrje të Shqipërisë po punohet me 5 sportele, ndërsa në dalje me 2 sportele. Nga pala greke po funksionojnë 3 sportele në hyrje dhe 2 sportele në dalje. Gjatë intervalit kohor 08:00 – 16:00, përmes...