Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Detaje të reja/ Mefail Shkodra u arrestua vitin e kaluar, policia gjeti miliona euro dhe armë, jepte para dhe…
Në qershor të vitit të kaluar, ai u vu në pranga bashkë me të birin. Mefail Shkodra, që akuzohet për vrasjen e trefishtë në Gjilan, është person me precedent të mëparshëm kriminal. Policia e Kosovës: “Personat e arrestuar dyshohet se në këtë rast kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës me qëllim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdes dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme personat e dyshuar i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës në vlerën mbi 600.000 euro“. Shkodra dyshohet se sot rreth 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova”, qëlloi për vdekje një burrë së bashku me të birin dhe dhëndrin dhe la të plagosur një tjetër. Paraprakisht dyshohet se ‘fajdet’ ishin shkaku, megjithatë pritet zbardhja e ngjarjes nga grupi hetimor.