Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Shqipëria do të bëhet Kroacia e re, shkoni atje”! Julian Shehu bëhet shkak, gazetari në Poloni: Aty janë çmimet e ulëta, gjeni super lojtarë
Julian Shehu po bëhet shkak me super performancat e tij te Widzew Lodz që Shqipëria të marrë një emër më të madh në arenën ndërkombëtare. Veçanërisht në Poloni, atje ku Shehu po dallohet me ndeshjet e nivelit të lartë të zhvilluara në këtë sezon. Një tjetër gol është shënuar në ditën e djeshme kundër Wisla nga ana e Shehut dhe gazetari polak, Mateusz Swicecki, nuk ka ngurruar që të thotë këto fjalë për mesfushorin shqiptar. “Juljan Shehu është lideri i madh i Widzew. Nuk po flas vetëm për golat dhe për asistet e bukura, këtu është një lojtar që ka fituar duelet më të mëdha që nga fillimi i sezonit, i ka fituar shumicën e tyre. Ai është zbulimi i fillimit të këtij sezoni. Shehu...