Evakuime masive në Finiq, në ndihmë edhe një avion kroat

Evakuime masive në Finiq, në ndihmë edhe një avion kroat

Ministria e Mbrojtjes njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 38 vatra zjarri në të gjithë vendin, prej të cilave 7 janë ende aktive. Situata më e rënduar paraqitet në Finiq, ku 51 familje nga fshatrat Velahovë dhe Livinë janë evakuuar për shkak të rrezikut nga flakët. Në vatrën mbi fshatin Bistricë po punojnë mjete zjarrfikëse të MZSH dhe efektivë të Forcave të Armatosura, ndërsa me intensitet vijon puna edhe në zonat mbi fshatrat Dhrovjan dhe Krongj. Për shkak të terrenit të thyer dhe shtrirjes së madhe të flakëve, në operacion janë angazhuar edhe një helikopter i FA dhe një avion kroat Kanadair. Aktive vijojnë të jenë edhe vatrat pranë Tunelit të Skërficës, te Maja e Lucës, në Bolenë të Himarës, në Malaj...